Trupi dhe truri i babait ndryshon kur bëhet prind për herë të parë
Stresi i tepërt mund të shkaktojë një sërë pasojash në organizëm, duke prekur imunitetin të parin e më pas sisteme të tjera. Simptomat e stresit janë shumë tinëzare dhe mund të anashkalohen apo injorohen shumë lehtë deri sa të jetë shumë vonë. Në këtë artikull do të mësoni për disa prej simptomave më të forta të stresit që nuk duhen anashkaluar.


Rënia e flokëve
Një nga simptomat më të dukshme të stresit të tepërt është rënia e flokëve.


Nëse flokët ju bien shumë në harkun kohor të dy deri në katër muaj, atëherë me siguri jeni tepër të stresuar.

Ankthi
Nëse e injoroni stresin, do të përjetoni shumë episode ankthi dhe parehatie.

Merrni masa të menjëhershme që mos të anashkaloni këtë problem sepse mund të prekeni nga depresioni më pas.

Për më tepër, stresi mund të shkaktojë luhatje humori dhe varësi.

Dhimbjet e kokës
Stresi është një burim i vazhdueshëm i dhimbjeve të kokës dhe të të gjithë trupit.

Ai mund të shkaktojë edhe diare, ulçerë dhe artrit.

Mungesa e durimit
Mungesa e durimit, acarimi dhe mungesa e tolerancës janë disa shenja treguese të stresit të tepërt.

Njerëzit e stresuar e gjejnë veten gjithnjë e më të zemëruar dhe pa durim.

Pesha
Stresi shkakton ndryshime të menjëhershme në peshën e trupit.

Ai ngadalëson metabolizmin dhe nxit shtimin në peshë.

Në raste të tjera, stresi mund të shkaktojë edhe humbje të oreksit dhe rënie nga pesha.

Gjumi
Stresi i tepërt mund të shkaktojë probleme me gjumin. Kjo nënkupton që njeriu mund të flejë shumë ose më pak seç duhet.

Për të zgjidhur këtë problem, ju mund të bëni joga, të meditoni dhe të ushqeheni shëndetshëm.
Ndryshime hormonale dhe të stresit dhe me qindra ndryshime tjera- të gjitha këto ndryshime ndodhin në trupin e një nënë gjatë shtatzënisë.

Besohet se babai mbetet pa ndryshime për shkak se ai nuk e mban fëmijën. Studime të ndryshme kanë treguar se meshkujt po ashtu përjetojnë ndryshime hormonale, neurologjike dhe ndryshime në sjellje kur bëhen me fëmijë për herë të parë.

Në këtë artikull do të i gjeni disa ndryshime që ndikojnë tek meshkujt kur ata bëhen më fëmijë, raporton “The indepedent”, transmeton lajmi.net.


Niveli i testosteronit bie, testosteroni është një hormon i meshkujve që zhvillon produktivitet tek meshkujt dhe i motivon ata të gjejnë partnere. Besohet se ky hormon bie në 34% kur ata bëhen prindër.


Niveli i oksitocinës rritet, shkencëtarët kanë studiuar lidhjen në mes ndikimit të një babai tek zhvillimi i një fëmije, dhe kanë ardhur në një përfundim interesant. Me sa duket, prindërit meshkujt të cilët luajnë më shumë me fëmijët e tyre kanë edhe nivel më të lartë të këtij hormoni, në krahasim me ata meshkuj të cilët nuk luajnë dhe nuk kujdesen shumë për fëmijë. Ky hormon është përgjegjës për relaks, dashuri, gjëra pozitive etj.


Truri i babait ndryshon po ashtu

Truri i meshkujve përjeton të njëjtat ndryshime si nëna pas shtatzënisë. Këto ndryshime lidhen kryesisht me rritjen e vetëdijes së një mashkulli që është duke u bërë baba dhe të i zhvillon aftësitë e prindit.

Meshkujt mund të përjetojnë depresion pas lindjes njëjtë sikur gratë. Ky depresion ndodh zakonisht pas shtatzënisë dhe lindjes. Pothuajse 10% e meshkujve preken njëjtë me këtë lloj depresioni.e familjen dhe miqtë të cilët mund të ndihmojnë në qetësimin e mendjes dhe shpirtit./AgroWeb.org
Shtuar më 13/10/2019, ora 22:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori