Trendi më i ri i akulloreve në botë, e presim dhe ne (FOTO LAJM)
Akulloret do të ndryshojnë!

Po, po do të ndryshojnë. Do thoni ju po si?

A i mbani mend ato flokët e sheqerit ngjyrë rozë ose blu që të gjithë i kemi shijuar të paktën njëherë kur kemi qenë fëmijë? (disa i shijojnë akoma edhe pse të rritur).
Epo pikërisht ato flokë sheqeri, tani do të gjenden rrotull akulloreve tona.

Nëse ti ke vendosur ta marrësh akulloren me çokollatë, vanilje, me arra apo me një sërë shijesh të tjera, do i shtosh kësaj edhe shijen që do të marrësh nga flokët e sheqerit, që në foto siç e shikoni duken si re të bardha.
Shtuar më 07/07/2019, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori