Ka shumë gjëra të cilat mund t’i bëni çdo ditë dhe t’i pengoni personave të tjerë.
Ajo se çfarë
postoni në rrjetet sociale mund të ndikojë drejtpërderjtë në atë se çfarë një person mendon për ju.
Më poshtë mund t’i lexoni disa shenja që tregojnë qartë se njerëzit përreth jush, nuk mund t’ju durojnë vetëm duke u bazuar në rrjete sociale.
Postoni shumë
fotografi në
Facebook
Mund t’ju pëlqej që të
postoni shumë
fotografi nga muaji i mjaltit, diplomimi juaj apo i ndonjë të afërmi, por kjo gjë i pengon të tjerët.
Hulumtuesit kanë kuptuar se nëse
postoni shumë
fotografi në
Facebook mund t’i prish lidhjet që keni në jetën e vërtetë.
Sipas autorit, David Houghton, miqve nuk u pëlqen kur
postoni shumë
fotografi të familjarëve e familjarët nuk pëlqejnë kur ju
postoni shumë
fotografi të miqve.
Keni shumë apo pak miq në
Facebook
Disa studiues duke i pyetur studentët lidhur me disa profile
Facebook-u imagjinare se cilën pëlqejnë më shumë, ata pëlqenin profilet që kishin mesatarisht 300 miq në të.
“Individët me shumë miq në
Facebook të japin përshtypjen që fokusohen shumë në këtë rrjet social”.
Shtireni që jeni shumë i/e mirë
Mund të mendoni që njerëzit pëlqejnë kur dikush ka tipare altruiste, por shkenca sugjeron të kundërtën.
Sipas nj studimi të kryer nga Washington State University në vitin 2010, studentët ishin më të kënaqur kur dikush u thotë jo ndonjëherë. Disa nga pjesëmarrësit e këtij hulumtimi u shprehën që veprat jo egoiste ndonjëherë të bëjnë të dukesh keq.
Shtuar më 02/11/2020,
ora 23:16