Barça, PSG-ja dhe Chelsea të interesuar për Onanan, Ajax i vendos çmimin

Onana ka qenë portieri i parë i Ajax në katër sezonet e fundit, dhe ka një përvojë të mirë në Ligën e Evropës dhe Ligën e Kampionëve.

Konsistenca e tij ka ngjallë interesimin nga Barcelona dhe PSG, por së fundi në garë ka hyrë edhe Chelsea.

Chelsea janë të gatshëm të provojnë transferimin e Onana, pasi janë të shqetësuar për formën që ka shfaqur Kepa Arrizabalaga muajt e fundit.

‘Blutë’ kanë transferuar Kepën nga Athletico Bilbao në vitin 2018 për 80 milionë euro, rekord në tregun e transferimeve atë kohë për portierët.


Shtuar 18.04.2020 13:26