267 mijë euro për ndërhyrje estetike? Kryemadhi: Shpifje, kaq nuk kushton edhe po të jesh Kardashian

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ju është përgjigjur akuzave të bëra ndaj saj se ajo ka bërë 267 mijë euro për ndërhyrje estetike.

Ishte avokati Idajet Beqiri i cili depozitoi padi në SPAK, duke pretenduar se Kryemadhi ka shpenzuar mijëra euro të padeklaruara se nga vijnë për ndërhyrje estetike.

Kryemadhi tha gjatë emisionit “opinion” se edhe një Kardashian po të jesh nuk kushton aq shumë ndërhyrja estetike.

Pjesë nga biseda:

Fevziu: 267 mijë euro, çfarë keni bërë zonja Kryemadhi?

Kryemadhi: Ju jeni një çun Tirone dhe e dini shumë që nuk kushton asnjë mirëmbajtje qoftë kjo edhe shëndetësore edhe estetike në atë vlerë. Edhe Karadashian të jesh nuk kushton aq shumë

Fevziu: Nuk është e vërtetë?

Kryemadhi: Suift që kanë përdorur ata nuk është klinikë në San Marino.

Fevziu: Nuk keni qenë në klinikë në atë datë?

Kryemadhi: Jo është e falsifikuar është përdorur një iban i një qytetari në Romë. Unë jam kuruar për problemet e zemrës, kanceri në qafën e mitrës, kurohem në një tjetër klinikë.

Fevziu: Po akuza ndaj jush dhe vëllait tuaj, që vëllai juaj ka marrë para pa punuar dhe ua ka kthyer në formën e një borxhi?

Kryemadhi: Po të ishin të vërteta mos kujto se do e linte Rama dhe Veliaj ta bënin disa gaztor. Im vëlla ka punuar për një kompani zviceriane, dhe paga e tij ka qenë sa e gjithë inxhinierëve të tjerë. Nëse ka shkuar në punë im vëlla apo jo, unë nuk fle me tim vëlla.

Fevziu: Paratë që merrte nga rroga ua kalonte juve?

Kryemadhi: Injoranca ka kaluar limitet e logjikës njerëzore.

Fevziu: Nuk është e vërtetë?

Kryemadhi: Po sigurisht mo që nuk është e vërtetë.