T'i bleva lodrat, mbylle gojen tani! Lira Gjika ka një këshillë për këtë kategori prindërish
A ke mbaruar çdo detyrim ndaj fëmijes pasi i kë plotësuar të gjitha kushtet? Kjo është pyetja që sigurisht mjaft prindër i përgjigjen "jo", por shumë prej tyre instiktivisht sillen kështu.

Pediatria Lira Gjika këshillonprindi të jetë në çdo hap të parë të fëmijës duke e mbështetur atë në fazat më të rendësishme të jetës.

Përmes një statusi në Facebook ajo këshillon prindërit që të tregohen të kujdesshëm me fëmijët e tyre duke mos krijuar një raport material.

Statusi i saj

duash fëmijën nuk do të thotë t’i blesh rroba, makina, lodra apo t’i bësh një dhomë që prindit i duket e bukur.

Kjo formë marredhenieje, që prindi pa dashur ndërton me fëmijën, është formë komerciale. Eshtë sikur bën një kontratë: “Unë po të blej sendet, ti më lër rehat”.

Me fëmijën nuk krijohen marrëdhënie kaq te percipta. Marrëdhënia prind-fëmijë eshte marrëdhenie themel e njeriut me njeriun ku sendet kanë vlerë minimale.

duash fëmijën do të thote të jesh aty kur hedh hapin e pare. Ai si Atlasi mban gjithë universin njerëzor mbi kurriz per te realizuar kete veprim.

Po aq energji, e mbase edhe me shume, i duhet për te artikuluar fjalen. Këto jane momente kyç ku prindi duhet te jete i pranishëm dhe të mbështesë fëmijën e tij.

Keto momente fuqizojnë ose jo lidhjen mes tyre. Mbështetja, nxitja dhe durimi i prinderve jane edhe çelesi i suksesit të rritjes dhe edukimit.

Edukimi nuk eshte urdher, por akt dashurie e pergjegjesie. Eshte nje proces i shtrire ne kohe për të cilin fëmija ka nevojë si per ajrin.
Shtuar më 05/09/2018, ora 14:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori