Thyen rekordin me mbipeshën, 3 vjeçari peshon 70 kg (FOTO LAJM)

Pëlqej
Është vetëm 3 vjeç dhe peshon plot 70 kg. Dëshira për të ngrënë është e madhe, e ndërsa mjekët dyshojne se bëhet fjalë për çregullim të rralë gjenetik. Familja është shprehur e shqetësuar, ndërsa gjithmonë ndihen të detyruar të përdorin makinën për të lëvizur me djalin, pasi është e pamundur.

Misael, 3 vjeçari nga Brazili çdo ditë e më shumë e ka të pamundur të lëvizë, kjo për shkak të peshës. Ai ka lindur si një fëmijë i shëndetshëm me peshë 2.9 kg, por filloi të fitojë peshë nga 3 kg çdo muaj.

Mjekët besojnë se djali vuan nga sindromi Prader-Villa, një çrregullim i rrallë gjenetik, ku ka dëshirën për ushqim. Fëmijët me këtë sëmundje mund të hanë 3 deri në 6 herë më shumë se fëmijët e tjerë, dhe gjithmonë ndihen të uritur. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014, ora 14:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori