“Lojtarët tanë duhet të flenë mirë”, paralajmërimi i Mbappe për Neymar pas humbjes ndaj Bayern

Pas humbjes kundër Bayernit në Ligën e Kampionëve, sulmuesi brazilian i PSG-së, Neymar, revoltoi sërish tifozët parisien kur disa orë më vonë u kap duke luajtur një turne pokeri dhe duke ngrënë një hamburger në një restorant të ushqimit të shpejtë.

Si rezultat, shtypi francez ka kujtuar fjalët e shokut të tij të skuadrës Mbappé sapo mbaroi ndeshja e Ligës së Kampionëve: “Tani na duhen të gjithë lojtarët tanë që të jenë të shëndetshëm dhe do të shkojmë në Mynih për t’u kualifikuar. Mbi të gjitha, të gjithë lojtarët tanë duhet të jenë në gjendje të mirë shëndetësore, që të gjithë të flenë mirë, të hanë mirë…”.

Fjalët janë një paralajmërim i qartë nga lojtari për partnerin e tij, i cili është kthyer në qendër të vëmendjes. /albeu.com


Shtuar 17.02.2023 10:30