Thethi, mrekullia e natyrës shqiptare
Thethi është një ndër vendet më të veçanta në Alpet e Shqipërisë, i vendosur në pjesën veriore të komunës Shalë, të rrethit të Shkodrës, pozicionohet 700-950 metra mbi nivelin e detit dhe është zonë e banueshme vazhdimisht. Më 1937 hapi agjencinë e parë turistike. Në vitin 1956 u krijua lëvizja e parë alpine në vendin tonë. Më 1966 u krijua mikro centrali i parë afërsisht 45kw/h dhe më 1967 u krijua një stabiliment sharrash për përpunimin e drurit. Në vitin 1956 u hap qendra e turizmit në ndërtesën e hotelit të vetëm, kryesisht për pushuesit dhe alpinistët. Në vitin 1976 Thethi u shpall Park Kombëtar me 2630 ha.

Pozicioni gjeografik
Thethi është i pozicionuar në krye të fushës së Shalës dhe në kufi me Shkodrën.
Natyra i ka falur një panoramë të bukur, mahnitëse dhe qetësuese, që preferohet shumë në ditët tona. Krahina e Thethit është e mbuluar nga një dëborë e përhershme që të krijon imazhin e një vaske 6 km të gjatë dhe 1 km të gjerë. Niveli më i ulët është 700m mbi nivelin e detit. Në veri, gri dhe e zhveshur, ndodhet maja e Arapit 2217.2 m mbi nivelin e detit, shumë e preferuar nga alpinistët për shkallën e vështirësisë e krahasuar me nivelin ndërkombëtar.

Në lindje ju patjetër duhet të shikoni ashpërsinë e mrekullueshme të natyrës ku shtrihet Jezerca, 2692m mbi nivelin e detit. Ndodhen edhe disa maja të tjera si, maja e Alisë 2471 m, maja e Pullakës 2569 m, dhe prej këtej ju mund të ngjiteni në majën e Boshit 2471 m, që ndodhet mbi majën e Drerit.

Atraksionet e Thethit fillojnë me veshjet tradicionale, kishat, dhe shtëpitë karakteristike ku jetojnë vendasit. Veshjet tradicionale janë xhubletat për gra me rrip si dhe xhamadanët për meshkuj. Gratë përdorin shamitë e kokës tradicionale, shoqërueset e nuses për dorin shamia me të kuqe dhe ngjyra të shndritshme, dhe të tjerat me shami të zezë të lidhur në grykë. Burrat përdorin kapelën tradicionale që e thërrasin kësulë. Shtëpitë karakteristike janë ndërtuar nga gurë dhe çatitë e tyre janë të pjerrëta për shkak të dëborës. Ato janë 2 deri në 3 katëshe, të ndërtuara në pjerrtësi ose afër malit..
Shtuar më 01/11/2011, ora 19:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori