Thashethemi që do të donim për Instagramin, nuk është aspak i tillë
Pëlqej
Kur hapni listën e njerëzve që ju kanë parë postimetInstagram Stories, në krye ju dalin disa persona specifikë dhe jo disa të tjerë. Në shumicën e rasteve, në krye është i dashuri, ai që keni qejf, shoqet e ngushta ose të tjerë me të cilët keni marrëdhënie të çuditshme. Pikërisht për këtë aryse, para pak ditësh u përfol se të parët në listë, janë ata që ju shohin më shpesh profilin. Me pak fjalë, përndjekësit tuaj.

Në një prononcim për The Verge, Julian Gutman, përgjegjësi për Instagram Home, Stories dhe Feed, tha se thashethemi nuk është e vërtetë. E vërteta është e anasjelltë.

“Njerëzit në krye të listës nuk janë njerëzit që ju përndjekin më shumë. Lista bazohet në aktivitetin tuaj dhe profilet që ju kontrolloni më shpesh. A u shihni profilet [njerëzve në krye të listës]? A u shihni postimet, i pëlqeni, i komentoni, i shihni Stories? Nëse e kontrolloni listën disa herë, Instagram tregon renditje të ndryshme, që përdoruesi të përjetojë diçka të re çdo herë,” thotë Gutman.

Edhe veprimtaria jonë në Facebook ndikon në renditjen e postimeve në Home, Stories apo renditjes së profileve që kanë parë postimetStories.

Kështu që, nëse ju del ishi në krye të listës, kjo do të thotë se ju kaloni shumë kohë tek profili i tij dhe jo e anasjellta.
Shtuar më 24/07/2018, ora 18:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori