Thashethemet paskan edhe efekte pozitive
Thashethemet forcojnë miqësinë në punë, rrisin bashkëpunimin mes punonjësve dhe ndihmojnë në rregullimin e sjelljeve të këqija. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga kërkuesja hollandeze Lea Ellwardt. Ajo studioi se si thashethemet krijojnë ose ndikojnë miqësitë në një qendër shëndetësore në Hollandë.

"Isha veçanërisht i interesuar në marrëdhëniet e besuara mes punonjësve dhe cilësinë e marrëdhënies së tyre sociale e formale, veçanërisht për faktin se nuk e zgjedh dot kolegun e punes"- tha studiuesja.

Gjatë vitit, kërkuesja e Universitetit të Groningen pyeti punonjësit se sa shumë bënin thashetheme dhe për çfarë. Sipas gazetës The Times ajo e përcaktoi thashethemin si "bisedë për dikë që nuk është i pranishëm në moment". Studimi tregoi se kolegët ndiheshin rehat kur bënim thashetheme pozitive, por thashetheme negative bënin vetëm ata persona të cilëve u besonin me të vërtetë.

"Të bësh komente negative për një person përmban një dozë rreziku. Është e rëndësishme të bësh thashetheme me një person të besuar që do ta mbajë informacionin për vete dhe nuk do ta shpërndajë"- thotë doktoresha Ellwardt. /albeu.com/

Shtuar më 27/09/2012, ora 11:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori