Na pėlqen ose jo, tė gjithė jemi pak thashethemexhinj. Tė tillė janė edhe ata persona qė pėrpiqen tė mos pėrfshihen nga rrethi i pėrgojuesve (miqtė, puna, marrėdhėniet familjare
). Origjina e
thashethemeve ėshtė e largėt, por sot mė shumė se kurrė pėrdoren nga tė gjithė, duke u shndėrruar madje nė njė armė
politike: nga izolimi i Bill Klintonit, te takimet e zjarrta tė Shtraus-Kahnit (qė nga thashetheme u kthyen nė njė mjet pėr ta asgjėsuar politikisht), e deri te rasti Wikileaks. Mė 28 nėntor tė vitit 2010, themeluesi Julian Asanzh shpėrndau pėrmes 5 gazetave ndėrkombėtare 251.287 dokumente plot informacione tė rezervuara, duke ua dėrguar 274 ambasadave tė Departamentit tė Shtetit Amerikan. Gjithēka lindi si veprim i transparencės globale, pėr tė treguar prapaskenat
politike pėr luftėrat nė Irak dhe Afganistan, por ai qė pėrhapi lajmin nė internet ishte
thashethemi diplomatik, ose gjykimet thumbuese qė ambasadorėt dhe krerėt e shtetit kishin shkėmbyer nė konfidencė pėr tė mėdhenjtė. Sėrish protagonist i kėtij skandali planetar ishin
thashethemet, qė pėrveē pėrhapjes nė rrjet, i treguan botės tė gjithė fuqinė e vet.
Asnjė qenie njerėzore nuk mund tu rezistojė informacioneve private mbi personat e tjerė. Sipas antropologut Robin Dunbar, nga Universiteti i Oksfordit,
thashethemi ėshtė njė mekanizėm qė shėrben pėr tė krijuar lidhje shoqėrore. Kėtė karakteristikė e kemi trashėguar nga paraardhėsit tanė. Teksa bisedonin mes tyre, tė parėt tanė mėsonin tė ndanin miqtė nga armiqtė, duke e bėrė grupin gjithnjė e mė tė sigurt dhe kompakt. Kur fisi u zgjerua, nuk ishte mė problem qė tė gjithė pėrgojonin njėri-tjetrin. Njerėzit filluan tė flisnin pėr personat qė ishin shumė larg rrethit tė ngushtė: tė kėqijtė nuk identifikoheshin nė mėnyrė direkte, por nga fjalėt qė qarkullonin nė komunitet. Sipas Dunbar, edhe gjuha vetė lindi qė tu jepte zė muhabeteve. Te fiset e paraardhėsve tanė,
thashethemet ishin tė lidhura nė mėnyrė indirekte me inteligjencėn shoqėrore: personat qė shfaqnin mė shumė kureshtje pėr jetėn e tė tjerėve, ishin mė tė aftė tė ndikonin nė sjelljet e grupit. Pėrzgjedhja natyrore ka favorizuar mė shumė individėt intrigantė, aq sa sot ėshtė e vėshtirė tė gjesh dikė qė nuk ka interes tė dėgjojė njė histori pikante apo shumėn e tė ardhurave tė njė tė afėrmi.
Nė fakt
thashethemet kanė edhe efekte pozitive. Ndarja e
thashethemeve me tė tjerėt pėr shembull, tregon se ke besim te tjetri dhe nė kėtė mėnyrė konsolidohen edhe lidhjet shoqėrore. Nuk ėshtė gjė e mirė tė pėrjashtohesh nga rrethi i tė besuarve. Kjo do tė thotė se nuk jeni pranuar nga grupi. Tė pranosh reputacionin e dikujt qė qėndron mė lart se ju i bėn mirė edhe shėndetit. Sipas njė studimi tė Universitetit tė Kalifornisė, nė SHBA, tė informosh miqtė dhe tė afėrmit pėr pandershmėritė e tė tjerėve shkarkon stresin e grumbulluar gjatė ditės. Njė gjė e tillė ka efekt qetėsues dhe do ta bėnte mė pak tė dhimbshėm faktin qė po bėni njė mėkat.
Sot industria e
thashethemeve fiton mbi 3 miliardė dollarė, duke zbuluar lloj-lloj tė fshehtash pėr jetėn e njerėzve tė famshėm. Ju do tė pyesni se ēlidhje ka jeta e Belenės dhe Madonės me drejtėsinė shoqėrore? Nė njė farė mėnyre ka lidhje. Te
thashethemi peshon shumė pėrmbysja e pjesshme ose totale e roleve dhe rivendosja e pėrkohshme e ekuilibrit tė pushtetit, thotė njė studiuese qė merret me studimin e fenomenit. Kush ndihet i zhgėnjyer nga fati, njė herė mund tė lėndojė atė qė ka shumė fat, ose ti zbulojė atij sekretet e turpshme pėr tė kompensuar. Nėse dikur nė shėnjestėr ishin tė fortėt, sot objekt i
thashethemeve janė edhe divat e spektaklit dhe personazhet publike, sepse nė njėfarė mėnyre njohja me kėto subjekte, e pėrcjellė nga mediat, i krahason me tė fortėt.
Por ka edhe nga ata qė janė tė gatshėm tė bėjnė skupe vetėm pėr tu bėrė tė famshėm, pėr tu shfaqur nė televizor e gazetė. Arsyeja ėshtė se kanė zbuluar rėndėsinė e personifikimit dhe spektaklit tė politikės. Prandaj i shohim kaq shpesh nėpėr spektakle dhe talk show televizivė. Nė terma popullariteti janė shumė mė efikasė, por mbi tė gjitha i japin njė pamje njerėzore personazheve
politike. /shqip/
Shtuar më 13/09/2012,
ora 13:34