Terapia e qenve: ja se si qentë ndihmojnë viktimat e dhunës në familje
Që shoqëria e një qeni është e mirë për shëndetin kjo tashmë dihet, por hulumtimet e bëra në Spanjë po përpiqen të analizojnë efektet terapeutike të shoqërisë së një qeni tek gratë që janë viktimadhunës në familje.

Bashkëjetesa me një qen mund të bëjë që viktima e dhunës të ndryshojë rutinën, duke dhënë më shumë arsye për t’u larguar nga shtëpia dhe të ndjehet më e sigurt, duke thyer izolimin që zakonisht pason vuajtjet e shkaktuara nga dhuna.

Qeni “fton” për të dalë, të jep dhe të merr vëmendjen dhe është një mbështetje e shkëlqyeshme për shërimin e vështirë emocional. Një shtytje e vërtetë që ju lejon të dilni nga vuajtjet dhe të merrni përsëri në dorë jetën tuaj. Në dallim nga iniciativat e tjera, në këtë rast qeni nuk “përdoret” si mjet mbrojtës. Qeni nuk mund të jetë një armë, por një shok me të cilin mund të kapërcehet momenti i vështirë.

Një shoqatë trajnimi po ndihmon gratë që të kujdesen dhe të mbajnë qen, duke siguruar gjithashtu suksesin e studimit. Nëse rezultatet do jenë bindëse, do të çojë në propozimin e administratave publike që të përfshijnë adoptimin e qenve tek mjetet që janë pjesë e projekteve kundër dhunës gjinore.
Shtuar më 13/08/2019, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori