Gjatë një studimi të fundit amerikan është parë se
personat në moshë të mesme të prekur nga
tensioni i lartë, shënuan degradim të ndjeshëm
mendor me kalimin e
viteve. Me pak fjalë,
tensioni i lartë tek
personat mbi moshën 40 vjeçare mund të çojë në “konsumin” e trurit.
Ky fakt është zbuluar nga një studim amerikan i Johns Hopkins, University School of Medicine në Baltimora, i publikuar në revistën shkencore “Jama Neurology”. Në studimin në fjalë u përfshinë 13 500 persona me moshë 45 deri në 64 vjeç, të cilët u ndoqën me vizita periodike për rreth 20 vjet. Në fillim të studimit, ekspertët matën tensionin e secilit pjesëmarrës dhe gjatë
viteve në çdo kontroll, u bë analiza e të dhënave klinike të tensionit me nivelin e degradimit
mendor të pjesëmarrësve.
Në përfundim u vu re se
personat në moshë të mesme të prekur nga
tensioni i lartë, shënuan degradim të ndjeshëm
mendor me kalimin e
viteve. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2014,
ora 11:27