Tendenca e re në Shqipëri, kirurgji plastike në organe gjenitale (VIDEO)
Trendi i ri i ndërhyrjeve plastike në Shqipëri nga femrat është kirurgjia e organit gjenital. Mjekët gjinekologë shprehen se ky trend po vjen në rritje jo vetëm për femrat që kanë lindur fëmijë, por edhe për ato në moshë të re.

Po cilat janë ato ndërhyrje që kërkojnë më konkretisht?

Mjeku gjinekolog Avenir Balili thotë se shpeshherë kërkojnë edhe ekzagjerime, të cilat nëse nuk bëhen nga specialistë sjellin gjymtim dhe dëmtime të pakthyeshme, transmeton KlanPlus.

Një tjetër shqetësim që ai ngre është vendosja e piercing apo tatuazhe në organe gjenitale, të cilat shpeshherë shkaktojnë probleme.
Shtuar më 11/02/2019, ora 08:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori