Vjedhje, dhunë e plumba në ajër, policia arreston “të rrezikshmit” e Tiranës

Policia e Tiranës ka vënë në pranga disa shtetas për vepra të ndryshme penale nga vepra të turpshme, tek vjedhja e dhuna ndaj të miturve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë ndalimin e shtetasit E. Xh., 19 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme me një shtetase 13-vjeçare.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë ndalimi i dy shtetasve të shpallur në kërkim G. L., 46 vjeç dhe S. Ç., 23 vjeç, pasi me datë 21.04.2021 i kanë vjedhur një shumë parash shtetasit V. B, dhe me datë 04.05.2021 i kanë vjedhur një shumë parash shtetasit A. Ç.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

P., A. Sh., B. M., E. Z., dhe A. Gj., pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Më datë 21.05.2021, është bërë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit F. N., 23 vjeç, pasi dyshohet se ditën e djeshme në fshatin Yrshek gjatë një konflikti për motive pronësie ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për 4 shtetas të tjerë, pjesëmarrës në konflikt.

Më datë 21.05.2021, gjatë orëve të natës në rrugën dytësore Durrës –Tiranë, një person ende i paidenifikuar ka vjedhur një shumë të vogël parash në zyrën e financës të një shoqërie prívate me administratore E. M. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më datë 21.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit  E. K., 18 vjeç dhe A. Th., 17 vjeç, pasi për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta 2 shtetas të mitur 15-vjeçar.

Me datë 20.05.2021, është dërguar në spital një 25-vjeçare, pasi dyshohet se në kushte depresive ka tentuar të kryej vetëvrasje duke konsumuar një sasi medikamentesh, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshm


Shtuar 22.05.2021 09:54