Temperaturat e ftohta, një shall ndalon sulmet e astmës
Pëlqej
Personat që vuajnë nga astma po inkurajohen që të vendosin një shall duke mbuluar hundën dhe gojën për të parandaluar sulmet e astmës këtë dimër.

Frymëmarrja në ajër të ftohtë mund të bëjë që rrugët e frymëmarrjes të shtrëngohen e të shkaktojnë sulm në 3 nga 4 persona, thotë organizata bamirëse Astma UK. Kjo mund të shkaktojnë kollitje dhe marrje fryme me zor.

Fushata e bamirësisë #Scarfie thotë se "një shall mund të shpëtojë një jetë" por nuk është zëvendësim për ilaçet e astmës.

Katër milionë njerëz me astmë në Britani të Madhe thonë se frymëmarrja në ajrin e ftohtë të dimrit acaron më keq simptomat e astmës./albeu.com/
Shtuar më 05/12/2017, ora 23:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori