Telefonata rrënqethëse, mund të vish në shtëpi tani...i vrava fëmijët
34 vjeçar Aaron Schaffhausen pritet të kalojë ditët e jetës së tij në burg, pasi ka therrur tre vajzat e tij të vogla, Amara 11, Sophie 9 dhe Cecilia 5 vjeç.

Pasi kreu krimin e tmerrshëm, ai i telefonoi ish-gruas dhe i tha se ajo mund të kthehej në shtëpi tani sepse ai kishte vrarë fëmijët. Vajzat u gjetën të therura me thikë në dhomën e tyre. Ato ishin prerë me thikë në qafë, ndërsa më e vogla, Cecilia edhe ishte mbytur. Nëna e vajzave, Jessica ishte ndarë nga bashkëshorti janarin e shkuar. Ish-bashkëshorti i saj jetonte në Minot, Dakota e Veriut ndërsa vajzat jetonin me nënën e tyre në River Falls, Wisconsin, në një shtëpi të marrë me qira nga ish-bashkëshorti. /albeu.com/
Shtuar më 14/07/2012, ora 12:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori