Telefonat po ndryshojnë trupin e njeriut
Sipas një studimi më të fundit të realizuar nga O2 Mobile Life Report, ka gjetur se rreth 30 për qind e përdoruesve të telefonave të mençur kanë vënë re ndryshime fizike në trup.

Disa nga ndryshimet kryesore janë ndryshimet në formën e gishtërinjve, që ndodh për shkak të mbajtjes në ekran të ndjeshëm në prekje. Telefonat e mençur kanë bërë një ndryshim të vogël në trupin e njeriut për pak vjet.

Dy në pesë persona thonë se presin ndryshime të mëtutjeshme nga përdorimi i telefonave të mençur. Ndryshim tjetër është edhe rritja e gishtit të madh të dorës, që përdoret për të funksionuar me telefon, është 15 për qind më i madh se gishti i madh i dorës së tjetër.

Kjo për arsye se muskujt e atij gishti janë më në funksion. "Muskujt e gishtit të madh janë shumë të ndërlikuar dhe janë të vendosur në bazën e gishtit si dhe në parakrah, andaj një rritje e aktivitetit në ‘gishtin e telefonit’ mund të forcojë muskujt dhe të fryjë këta muskuj", ka thënë Nicola Goldsmith, terapeut i dorës. /albeu.com/
Shtuar më 09/06/2016, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori