E pazakontë në Durrës, 19-vjeçari i vjedh të atit 5 lopë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Durrës. Një 19-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se i ka vjedhur babait të tij 5 krerë lopë.

I riu me inicialet F. K.,  është ndaluar në Manzë, teksa sipas policisë dyshohet se më datë 23.06.2023, i ka vjedhur babait të tij, 5 krerë lopë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Shkallës së Parë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./Albeu,com.


Shtuar 13.07.2023 15:49

Tags: ,