Të lindurit pas viteve ’80, brezi i selfie, ka një arsye
A është e vërtetë që brezat e lindur pas 1980-ës, janë më narcisistë? Dorian Grei do të zbehej sot përpara ushtrisë së selfie-ve, thonë ekspertët. Ai, një super narcisist, do të shihej si një amator në krahasim me njerëzit e fiksuar pas imazheve të tyre, që mbushin profilet në rrjetet sociale me foto, opinione të padëshiruara dhe të dhëna personale.

Një pushtim i egos që nuk kufizohet vetëm tek njerëzit e famshëm, e që i shqetëson të gjithë, deri në atë pikë sa disa psikologë të pretendojnë se personat e lindur pas viteve ‘80, mund të konsiderohen si “gjeneratat e vetë-promovimit deri në një fund të hidhur”. Sipas disa studimeve, tiparet narcisiste të personalitetit janë gjithmonë e më të zakonshme.

Jean Twenge nga Universiteti Shtetëror San Diego, zbuloi se dy të tretat e nxënësve të shkollave të mesme sot janë shumë më narcisiste sesa bashkëmoshatarët e tyre dekada më parë.

Ky konsiderohet edhe si faji i një shoqërie, e cila shtyn më tepër drejt individualizmit sesa detyrave sociale, siç nënvizon Twenge. Këtë e konfirmon edhe një studim gjerman i botuar në revistën PLoS ONE I realizuar në Berlinin lindor dhe atë perendimor me persona që u rriten para dhe pas rënies së murit: rezultati i tij ishte se mënyra perëndimore e jetesës, e përqendruar më shumë tek egoja sesa tek komuniteti, favorizonte prirjen për narcisizëm.
Shtuar më 28/10/2019, ora 15:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori