Të hiqni thonjtë me tipsa nuk ka qenë kurrë më e thjeshtë se kaq
Pëlqej
Kur hyn java e katërt, thojnve me xhel ose edhe manikyrit xhel, nuk i reziston dot pa e ngacmuar pak. Pak këtu, pak aty dhe thonjtë përfundojnë një paçavure që s’shihet me sy.

Jo vetëm që duken keq, por edhe dëmtohen nga shkulja me dhunw e xhelit. Dhe prandaj jemi këtu, që të zëmë mend.

Hapi i parë: Përdorni një sfungjer

Në këtë mënyrë largoni shtresën e sipërme të manikyrit dhe i lini vend acetonit të bëjë punën e tij. Kur thonjtë duken mat dhe të pudërt, jeni gati të kaloni në fazën tjetër.

Hapi i dytë: Aceton dhe alumin

Për të shpërbërë xhelin, njomni copa pambuku me aceton dhe vendosini mbi thonj. Më pas, mbështillini thojntë me gjithë pambuk me letër alumini. Çdo thua duhet të qëndrojë në aceton për të paktën 15 minuta. Sa më fortë t’i mbështillni, aq më mirë.

Hapi i tretë: Hiq ngjyrën e mbetur

Pasi të hiqni pambukët me aceton nga thonjtë, do të vini re se edhe shumica e ngjyrës ka ikur. Për copëzat e mbetura të xhelit, përdorni një shkop druri të posaçëm me kënd. Mos ushtroni shumë presion, pasi shtrati i thoit është i dobët dhe mund të dëmtohet shkruan anabel.

Hapi i katërt: Hidratoni

Thonjtë dhe kutikulat do të jenë shumë të thata pas përdorimit të acetonit, kështu që bëni mirë t’i hidratoni me ndonjë vaj ose të paktën të mos i prekni për një javë.
Shtuar më 18/07/2018, ora 23:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori