Sondazhi: Shumica konservatorëve duan largimin e Truss, 32% kërkojnë që Johnson të kthehet

Liz Truss ka qenë në krye të Mbretërisë së Bashkuar për 42 ditë, por një sondazh i “YouGov” i publikuar sot tregon se më shumë se gjysma e drejtuesve të partisë së saj konservatore po i tregojnë derën dhe duan largimin e saj nga drejtimi i qeverisë. 55% e anëtarëve bëjnë thirrje për dorëheqjen e saj të menjëhershme, ndërsa favoriti i madh për ta pasuar është… paraardhësi i saj, Boris Johnson.

Sondazhi i YouGov zbuloi se katër në pesë konservatorë mendojnë se kryeministrja Truss nuk po e bën mirë punën e qeverisë dhe vetëm 38% e konservatorëve duan që ajo të qëndrojë në Downing Street.

Surpriza e madhe në sondazh është se paraardhësi i saj, Boris Johnson, po shfaqet si zgjedhja e preferuar për ta zëvendësuar atë. 32% e konservatorëve thonë se Johnson duhet të jetë pasardhësi i saj, e vetëm 23% votuan për Rishi Sunak. Ndërsa qeveria Truss shkel në ujëra të paeksploruara, gazeta “Daily Mail”, duke cituar një burim të paidentifikuar, tha se ish-ministri i financave Rishi Sunak ka mohuar se ka ndërmarrë veprime për ta rrëzuar Truss.


Shtuar 18.10.2022 17:25