2 orë takim me LDK, reagon VV

Në një takim të mbajtur sot që ka zgjatur rreth 2 orë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur të pajtohen për bashkëqeverisje.

Vetëvendosje ka njoftuar zyrtarisht se në takimin e sotëm me LDK-në nuk kanë arritur marrëveshje, ndërsa palët janë pajtuar që të takohen edhe nesër, ku do të jenë të pranishëm edhe ambasadorët e shteteve të Quint-it dhe shefi i BE-së.

“Sot pasdite, në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe një takim ndërmjet LVV dhe LDK. Nuk u arrit marrëveshja. Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së.”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Kanë mbetur edhe tetë ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicionin qeverisës.


Shtuar 27.01.2020 19:15