Bayerni shumë pranë transferimit të sulmuesit francez, operacioni do të kushtojë 60 milionë euro

Duket se Bajerni ka gjetur zgjidhjen sa i përket repartit ofensivë, me rekordmenët që janë pranë transferimit të Randal Kolo Muanit.

Sulmuesi i Frankfurtit kërkon të largohet këtë verë nga klubi i tij dhe prej kohësh e ka piketuar Bajernin si destinacionin e ardhshëm.

Gjithsesi, Frankfurti kërkon për të shumën e majme prej 120 milionë eurosh, por Bajerni është i gatshëm të paguajë vetëm 60 milion, plus bonuset dhe duket se palët po shkojnë drejt marrëveshjes.


Shtuar 5.05.2023 21:17