Reperi e ka zbuluar? A do ta quajnë kështu vajzën Marina dhe Getoari (FOTO LAJM)

Prej pak kohësh, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë përfolur se do të bëhen prindër për herë të parë. Megjithëse, dyshja e famshme ende nuk ka pranuar asgjë, burime pranë tyre kanë konfirmuar se do të bëhen me një vajzë.

Prezantuesja e njohur thuhet se është në muajin e katërt të shtatzanisë. Kureshtja e fansave të tyre se si do t’ja vendosin emrin vogëlushes është e madhe dhe mbase ata e kanë gjetur.

Pak kohë më parë, Geti foli për biznesin e tyre me emrin “Marget”, një bashkim i tre shkronjave të para të emrave të tyre. Gjithashtu, reperi nuk përjashtoi mundësinë që këtë emër t’ja vendosin fëmijës që do të presin.


Shtuar 20.08.2021 14:56