Tashmë është fakt: Kush fle në fundjavë, vdes më ngadalë
Shumë njerëz ankohen se nuk flenë mjaftueshëm dhe kanë të drejtë të shqetësohen. Studiuesit zbuluan se të rriturit nën 65 vjeç që flenë pesë ose më pak orë gjumë shtatë ditë të javës vdesin më të rinj se ata që flenë gjashtë ose më shumë orë.

Sidoqoftë, edhe nëse nuk keni kohë të flini aq shumë gjatë javës, ka ende shpresë. I njëjti studim zbuloi se individët që i zëvendësonin orët e humbura gjatë javës në fundjavë s’kishin dallim nga ata që flinin rregullisht gjashtë orë ose më shumë.

Studimi u bazua në të dhënat e mbledhura nga 38,000 të rritur në Suedi në 1997. Stili i jetesës së pjesëmarrësve u ndoq nga afër për 13 vite dhe u përdor regjistri i vdekjeve.

Si përfundim, 65% e të rriturve që flinin pesë ose më pak orë gjatë javës kishin normë më të lartë vdekshmërie nga ata që flinin gjashtë ose më shumë. Nivel ky, që zhbëhet duke i zëvendësuar orët e humbura në fundjavë.

Me pak fjalë, nëse flini pak gjatë javës dhe në fundjavë e hidhni alarmin nga dritarja, zëre se flini tetë orë çdo natë. Jetë të mbarë.
Shtuar më 16/06/2018, ora 16:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori