E FUNDIT/ Aksident në Lezhë, makina përplas të riun
Taratori, një zgjidhje shumë e mirë për ditët e nxehta
Gjatë ditëve të nxehta të verës fillojmë të konsumojmë më pak ushqime. Prandaj këshillohet përdorimi sa më i madh i frutave dhe perimeve të stinës. Por, përveç këtyre, një ushqim tjetër, tradicional, është edhe taratori. Familjet shqiptare e kanë përdorur shumë dhe ne do e sugjeronim ta përdorni vazhdimisht.

Taratori është një pjatë e lehtë dhe një opsion shumë i rëndësishëm për të mbrojtur organizmin nga infeksionet mykotike. Taratori është një ushqim që lufton fuqishëm infeksionet, kryesisht ato të tipit mykotik.

Ai ka vlera të larta ushqyese, falë përbërësve të tij, kosit, hudhrës, kastravecit, kripës dhe vajit të ullirit. Një nga përbërësit e tij kryesor është hudhra, që shërben si antibiotiku më i mirë natyral për organizmin e njeriut. Hudhra ka efekte të jashtëzakonshme për shëndetin. E quajtur ndryshe si “armike” e mikrobeve, hudhra i shërben organizmit të njeriut si një antigjent ndaj inflamacioneve dhe infeksioneve.
Shtuar më 19/07/2019, ora 16:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori