Tani fillojnë kombinimet me çizme, mënyra më e mirë për t’i mbajtur pastër
Jemi fiks në perudhën e cizmeve por edhe në periudhën ku cdo jë bëhet më shpejt pis.

Prandasj për cimzmet e lëkurës duhet treguar kujdes.

1. Pastrimi më i shpejtë është ai me sasi të barabartë të uthullës dhe ujit. Është shumë e thjeshtë: në një enë të vogël hidh një filxhan kafe uthull dhe po aq ujë. Merr një peshqir të pastër dhe pasi ta kesh lagur me masën e përgatitur, fshiji ngadalë njollat dhe të gjithë sipërfaqen e çizmeve.

Me një peshqir të thatë, thaji çizmet dhe kështu do të largosh të gjithë kripën e mbledhur që shkakton njolla të bardha.

Dhe në raste të tjera, kur çizmet lagen nga shiu, sapo të hysh në shtëpi pastroji me një copë të lagur ose me sfungjer. Duke i fshirë menjëherë, parandalon krijimin e njollave nga kripa e thithur përmes ujit në lëkurë.

2. Një mënyrë tjetër po kaq efektive është edhe soda e bukës, e cila gjithashtu eliminon njollat e kripës. Në një enë të vogël me ujë, shto një lugë kafe sodë buke. Pasi të jetë tretur, pastro njollat në çizme dhe pastaj fshiji me një pëlhurë të pastër.

3. Për çdo njollë yndyre përdorni miellin e misrit. Mbuloje të gjithë njollën me miell misri dhe lëre ta thithë për disa orë. Më pas fshije miellin me një copë të lehtë. /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2019, ora 13:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori