Tabletat e gjumit rrisin rrezikun për vdekje të parakohëshme
Tabletat e gjumit mund ta rrisin 5 herë më shumë rrezikun e vdekjesparakohshme. Sudiuesit thonë se preparate si Diazepami, Temazepami apo qetësues të tjerë rrisin mundësinë e vdekjesparakohshme, ndërsa shtojnë edhe risqet e prekjes nga kanceri te përdoruesit e dozave të mëdha.

Sipas tyre, sa më e madhe doza, aq më i madh është edhe rreziku.

Shifrat tregojnë se për ata që marrin doza të vogla (deri në 18 tableta në vit) rreziku i vdekjesparakohshme është 3.6 herë më i madh në krahasim me ata që nuk i përdorin asnjëherë.

Ndërsa te përdoruesit e më shumë se 132 tabletave në vit, rreziku rritet në 5.3 herë.

Në Britani, atje ku është kryer edhe studimi, kjo kategori përbën rreth 93 për qind të atyre që u drejtohen farmacive me një recetë mjeku.

Gjithashtu, ky grup është 35 % më shumë i rrezikuar nga kanceri.

Pavarësisht se studimi nuk arriti të provonte se ishte pikërisht përdorimi i qetësuesve shkaku i vdekjesparakohshme, shifrat janë alarmante, për më tepër kur flitet për moshën 18-55 vjeç, e cila për arsye ende të panjohura është më e prekur nga efektet. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2012, ora 18:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori