Ta kuptojmë njëherë e mirë, pse disa njerëz nuk sëmuren kurrë
Pëlqej
Jemi në stinën e dimrit dhe është diçka mëse normale që njerëzit t’i kapë gripi. Por ekziston thuajse gjithmonë dikush në mesin e njerëzve që na rrethojnë, që duket imun ndaj sëmundjeve.

Teksa të tjerët rreth e rrotull tyre teshtijnë gjatë gjithë kohës, marrin paracetamol e pijnë çaj, ata shfaqen në formë e të shëndetshëm.

Ndonjëherë mund të rastisësh të takosh edhe dikë që pretendon se nuk është sëmurë kurrë, duke ngritur domosdoshmërisht pyetjen, si është e mundur një gjë e tillë?

Ekspertët nuk janë të sigurtë sesi është e mundur që disa persona sëmurën shumë rrallë, por ata kanë disa sugjerime.

Një ndër to është aktiviteti fizik. Ekspertët besojnë se sa më në formë të jetë trupi, aq më të lehtë e ka për të luftuar virozat apo infeksionet shkruan klantv.

Tjetër faktor është ai genetik. Mënyra sesi trupi reagon ndaj viruseve fshihet në genet e një njeriu. Shkencëtarët vijojnë ende përpjekjet për të gjetur kodin genetik, për të parë ekzaktësisht se çfarë bën trupi i disa personave për t’u mbrojtur nga sëmundjet. Deri më tani është e ditur se trashëgimi i nivelit të lartë të qelizave të bardha të gjakut është mbrojtësi më i mirë.

Të qëndruarit jashtë në fëmijëri. Kjo është një e dhënë që tregon se sa më shumë i ekspozuar ndaj baktereve dhe viruseve të jetë një fëmijë, aq më i fortë do të jetë sistemi i tij imunitar kur të rritet.

Mbajtja e duarve pastër. Duke larë duar sa më shpesh, kjo është një mënyrë shumë e mirë për të qëndruar të shëndetshëm. Punë kërkimore tregojnë se mesatarisht, njerëzit e prekin fytyrën 16 herë në orë. Kjo bën që bakteret e marra nga sipërfaqje të pisëta, të transferohen në gojë, sy e hundë.

Stresi, ushqimi dhe një gjumi i mirë janë faktorë të tjerë që sugjerojnë se e mbajnë trupin të shëndetshëm dhe forcojnë sistemin imunitar.
Shtuar më 07/01/2019, ora 22:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori