Rama: Rajoni ka mundësinë të përfitojë mbështetje financiare nga procesi i Berlinit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në ditën e dytë të vizitës së tij në kryeqytetet e rajonit është ndalur në Podgoricë, ku ëhstë takuar me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Rama tha se qëllimi i kësaj vizite është të diskutojë me liderët e rajonit për të përfituar nga mundësia e procesit të Berlinit si dhe të shfrytëzojnë samitin në Tiranë për t’i kërkuar BE-së mbështetje dhe fnancime.

Ndërkohë Rama theksoi se sot ka ardhur koha që të gjitha vendet e rajonit të shohin përpara drejt zgjidhjes, dhe mos e kthejnë më kohën pas.

Dritani është një ndër shumë të paktën që në këtë lagjen tonë që quhet Ballkan e shijon politikën si qytetar dhe jo si përfaqsues i një etnie, kjo ëhstë diçka sa e rrallë aq e çmuar. Diskutuam për temat që janë dhe arsyeja e vizitës time dy ditore,nga njëra anë procesi i Berlinit, nga ana tjetër saminiti i ardhshëm i NATOS, ku Shqipëria dhe Mali i Zi janë sëbashku anëtarë të NATO-s. Ka qenë një ditë e shnuar për ne shqiptarët kur Mali i Zi u bë anëtar i NATO-s, ku Shqipëria ka qenë avokat i hershëm kur disa thoshin se MAli i Zi nuk do të mund të anëtarësohej kurrë në NATO. Historia tregoi se mali i Zi u anëtarësua në NATO. Për ne është shumë e rëndësihme që në këtë samit të NATO-s të flasim për rajonin. Duke qenë të vetëdijshmë se me provesin e Belirnit, jemi në një fazë tjetër të historisë tonë, dhe se brezat nuk do të na e falin kurrë që të kthenim rajonin mbrapsh aty ku ka lënguar për shekujt të tërë. E informoa kryeministrin për procesin që po përpiqemi të bashkohemi, mes përpjekjes që tanimë është në proces në KE për një plan financimi dhe mbështetjeje ekonomike, dhe procesit të Berlinit ku duam të shfrytëzojmë samitin e Tiranës, në një qendrim të unifkuar. ku synimi të jetë të kemi mbështetjen e plotë të Gjermanisë në këtë proces. Po ashtu e informova dhe ër përgatitjen e një dreke informale në 17 korrik bashkë me përfaqësues të komisionit nga Brukseli për të dialoguar në lidhje me planin. Sigurisht që ne jemi jo vetëm në një linjë politikisht, por edhe në një horizont të përbashkët në qasje, dhe çdo gjë që provokon sherr ngado që të vijë për ne është probem. ne nuk jemi në asnjë mënurë të gatshëm të bëhei pjesë. ne duam një paqe që të fundkionojë për njerëzit,q ë njerëzit të kenë më shumë paqe, mundësi, punë të ardhura, dhe jo më shumë përralla dhe histori heroizmash”, tha Rama.


Shtuar 7.07.2023 16:53