2-vjeçari u masakrua nga e ëma shqiptare, publikohet autopsia, rrëfehet 8 vjeçarja

Ngjarja makabre e ndodhur në Spanjë, ku nëna shqiptare dhunoi për vdekje djalin e saj dy vjeç, ndërsa binjaku i tij përfundoi në spital, tronditi opinionin publik.

Së fundmi mediat spanjolle kanë publikuar detaje të reja rreth kësaj ngjarjeje.

Autopsia e djalit dy vjeçar ka hedhur dritë rreth kësaj ngjarjeje.

Sipas autopsisë i mituri ka lëndime në kokë dhe shenja mbytjeje që janë shkaktuar nga dhuna e ushtruar nga nëna.

Sipas raportit të parë të autopsisë të djalit, konfirmon se ka pasur lëndime të ndryshme të cilat tregojnë edhe keqtrajtimin .

Po ashtu sipas mjekëse janë identifikuar edhe shenja në qafë , për të cilat ka dyshime se fëmija ka pasur asfiksi si edhe hemorragji të brendshme dhe lëndime të ndryshme në kafkë.

Ndërkohë në deklaratën para policisë, gruaja nuk e ka pranuar vrasjen e djalit të saj, shkruajnë mediat spanjolle.

Ndërkohë mediat spanjolle e kanë identifikuar gruan shqiptare si Hatixhe Kamxhiu, e cila jetonte në qytetin Bigastro, Alicante.

Nga ana tjetër dëshmia e vajzës 8-vjeçare të shqiptares e bën edhe më të rëndë ngjarjen, pasi sipas saj nëna e ka lënë djalin pa ndjenja duke e mbytur me peshqir.

Kujdestarinë e vajzës e ka i ati, pasi ishte ndarë nga 32-vjeçarja . Vajza e vogël e kishte shkuar të takonte nënën në fundjave ku edhe ka parë skenën e tmerrshme.