Supa me hudhra një kurë e mirë për organizmin
Supa me hudhra, qepë të kuqe dhe pak çaj trumze është një zëvendësuese e mirë e antibiotikëve dhe medikamenteve. Kjo është një supë e cila mund të luftojë shumë viruse të gripit, të ftohtit, apo edhe virusit të tjerë të dimrit—Norovirus.

Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Uashingtonit tregohet se hudhra e bardhë është dy herë më e efektshme sesa 2 antibiotikët më të njohur të përdorur në luftën kundër sëmundjeve, të shkaktuara nga bakteria, e ndodhur në sëmundjet e transmetuera përmes ushqimit.

Përbërësit që na nevojiten për të përgatitur këtë supë janë: 50 thelpinj hudhre të qëruar, 2 lugë gjalpë, 2 lugë vaj ulliri, 2 qepë të mëdha (ngjyrë lejla) të prera në copa, 1 lugë gjelle trumzë e freskët e prerë, 6 gota (250ml) lëng mishi pule, një tufë bimësh të freskëta (trumzë, majdanoz, gjethe dafine), të cilat mund t’i përdorni edhe të thata, 3 filxhanë me bukë të thekura të prera në kubikë, 1 filxhan salcë kosi.

Për përgatitjen e saj në fillim ngrohni furrën në 180 gradë, spërkasni hudhrat me vaj ulliri dhe shtrojini në një letër kuzhine, vendosini në tepsi dhe futini në furrë për 90 minuta dhe pastaj lërini të ftohen. Ndërkohë hidhni 2 lugë vaj ulliri dhe 2 lugë gjalpë në një tenxhere dhe ngrohini në nxehtësi mesatare, shtoni qepën e prerë dhe kavardiseni për 10 minuta.

Shtypni hudhrat dhe shtojani qepës që është duke u skuqur, përziejini mirë, shtoni trumzën dhe një pjesë të vogël të bimëve të freskëta. Ulni temperaturën duke shtuar copat e bukës dhe duke i përzier për 5 minuta, derisa buka të zbutet. Grini bimët në mikser derisa të merrni një përbërje kremoze. Hiqni supën nga zjarri, hidheni në servis dhe shtoni bimët, salcën e kosit, kripën dhe pak piper.

Përdorni këtë supë të përgatitur me produkte natyrale pasi ju ndihmon për të qenë më të shëndetshëm dhe larg antibiotikëve shkatërrues të organizmit. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2015, ora 10:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori