Shaip Kamberi në Ambasadën Amerikane në Beograd, tregon cilat janë kërkesat e shqiptarëve

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, është takuar sot me ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher R. Hill, për të diskutuar për gjendjen e shqiptarëve atje.

Kamberi, i cili u prit në ambasadën amerikane në Beoggrad, tha se i ka treguar Hill për kërkesat që koalicioni i tij ia ka dërguar presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

“Në Ambasadën e SHBA në Beograd, bashkëbisedova sot me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ??, SH. T. Christopher R. Hill. Me ambasadorin Hill bashkëbiseduam për kërkesat të cilat në emër të Koalicionit të shqiptarëve të Luginës ia kemi dhënë presidentit Vuçiç, për nevojën e realizimit të Planit 7 pikësh dhe për situatën në Luginë në përgjithësi”.

Kamberi tha se prezenca më e madhe e SHBA-së në Luginë dhe përkrahja e kërkesave të tyre legjitime ishin temë e bashkëbisedimit në takim. /Express