Studimi perfekt për amvisat, të bësh punë shtëpie të shpëton jetën
Na duhet të bëjmë punët e shtëpisë por i zvarrisim e i zvarrisim për ditën, javën, muajin tjetër. Kjo kur bëhet fjalë për larjen e dyshemesë apo marrjen e pluhurave, sepse pjatave dhe rrobave ua kemi gjetur zgjidhjen.

Studimet më të fundit tregojnë se larja e rrobave, dyshemesë apo çfarëdo larje e fshirje shpëton jetën.

Studimi përfshiu 6000 gra të moshës 63-99-vjeçare dhe u pa se gratë që bënin punë shtëpie 30 minuta në ditë ishin 12% më pak të rrezikuara nga vdekja shkruan Dialy mail.

“Më mirë është të bësh diçka sesa asgjë. Studimi jonë tregon më së miri se shëndeti varet nga aktiviteti fizik.” thotë Prof. LaMonte

Studiuesit thonë se ndonëse studimi u përqëndrua te gratë në moshë, ky është një mesazh për të gjithë gratë dhe burrat e rinj, që të kuptojnë se mungesa e aktiviteteve dhe jeta pa shumë lëvizje ka pasoja fatale.
Shtuar më 09/03/2018, ora 18:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori