Studimi, një në 10 vdekje shkaktohen nge duhani
Sipas një studimi të fundit bazuar në pirjen e duhanit në 195 vende dhe territore nga 1990- 2015">2015, duhanpirja shkakton një në 10 vdekje në mbarë botën, gjysma e tyre në vetëm katër shtete – Kinë, Indi, SHBA dhe Rusi.

Sipas këtij studimi, pavarësisht politikave për të kontrolluar duhanpirjen, rritja e popullsisë ka parë rritjen e numrit të duhanpirësve.

Raporti është publikuar në revistën mjekësore “The Lancet”.

Autorja e këtij raporti, Dr. Emmanuela Gakidou shprehet se pavarësisht provave të qarta të efekteve të dëmshme të duhanit mbi shëndetin, sot, një në çdo katër meshkuj në botë është një duhanpirës i përditshëm.

“Pirja e duhanit mbetet faktori i dytë më i madh për vdekje të parakohshme dhe paaftësi, dhe për të ulur ndikimin e tij ne duhet të intensifikojmë kontrollin e duhanit për të ulur përhapjen e tij.”-tha Dr. Emmanuela Gakidou.

Hulumtuesit thonë se vdekshmëria mund të rritet edhe më shumë, pasi kompanitë e duhanit synojnë tregje të reja, veçanërisht në botën në zhvillim.

Sipas këtij raporti, një miliardë njerëz kanë tymosur çdo ditë në vitin 2015">2015 – një në katër meshkuj dhe një në 20 femra.

Megjithatë, rritja e popullsisë do të thotë se ka pasur një rritje edhe në numrin e përgjithshëm të duhanpirësve, me më shumë se 870 milionë në vitin 1990.

Dhe numri i vdekjeve të shkaktuara prej duhanit – llogaritet të jetë më shumë se 6,4 milion në vitin 2015">2015.

Studimi gjeti se disa vende kanë arritur sukses në përpjekjet për të ndihmuar njerëzit të lënë duhanin, kryesisht përmes një kombinimi të taksave më të larta, me paralajmërimet në paketat e programeve arsimore.
Shtuar më 06/04/2017, ora 23:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori