Studimi/ Nata, e rrezikshme për vetëvrasje
Në sajë të studimeve që janë kryer për vetëvrasjen është arritur në një konkluzion konsensual, se nata është më e rrezikshme sesa dita. Më saktë, përgjithësisht njerëzit i japin fund jetës pasi ndikojnë një sërë faktorësh, por mesnata është më e rrezikshme.

Sipas studiuesve, shumë vetëvrasje ndodhin ndërmjet mesnatës dhe në orën katër të mëngjesit, sesa gjatë ditës, ose në mbrëmje. Pagjumësia ose ankthet janë padyshim ndër indikatorët krysorë të këtij vendimi.

Nga ana tjetër, janë kërkuesit nga Pensilvania të cilët i mëshojnë faktit se nuk janë vetëm ankthet dhe pagjumësia faktorët që e rrisin rrezikun për vetëvrasje. Sipas tyre, rrezik të madh përbën edhe fakti të qënit zgjuar gjatë natës. /albeu.com/
Shtuar më 07/06/2014, ora 10:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori