Studimi i ri është pro jush, pse duhen ngrënë pica në punë
Mund të duket e çuditshme, por ka një ushqim që duket se përmirëson jetën tonë. Kur nuk ke asgjë për të ngrënë në frigorifer ose kur përtoni të gatuani, pica është gjithmonë zgjidhja.

Por duket se pica, nuk është vetëm e shijshme, por edhe mund t’ju motivojë gjatë punës, sipas “New York Magazine”.

Kjo u zbulua pas një studimi, ku punonjësve në zyrat e punës ju ofruan para, komplimente nga shefi dhe një kupon për pica falas.

Në ditën e parë, pica dëshmoi se ishte motivuesi numër një, duke rritur produktivitetin me 6.7%, krahasuar me ata që zgjodhën dy opsionet e tjera shkruan iconstyle.

Por i çuditshëm është fakti që, gjatë javës atyre që iu ofruan pica falas vazhdonin të kishin një produktivitet më të lartë.
Shtuar më 19/02/2019, ora 11:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori