Prezantuesi hap shampanjën për vdekjen e mbretëreshës: Plaka shkoi në ferr (VIDEO)

Lajmi për vdekjen e mbretëreshës Elizabeth shkaktoi ndjenja të përziera në planet… Nga njëra anë ishte trishtimi i britanikëve dhe nga ana tjetër festimet e irlandezëve, por edhe mosmiratimi i qipriotëve që nuk kanë harruar çfarë kanë përjetuar nga ushtria britanike.

Në kategorinë e dytë përfshihen edhe banorët e Argjentinës, me prezantuesin Santiago Cuneo si shembull më tipik.

Gazetari i “ Canal 22 ” filloi transmetimin e tij, në një atmosferë solemne për shkak të humbjes së mbretëreshës Elizabeth, e cila kulmoi me hapjen e një shampanje.

“Plaka nga Britania ka vdekur dhe ky është një lajm i mirë”, tha ai ndërsa në një moment tjetër theksoi: “ Ka vdekur personi i duhur. Plaka shkoi në ferr”./albeu.com