Studimi, foshnjat flenë më mirë larg dhomës së prindërve
Pëlqej
Foshnjat që flenë në dhoma të ndara me prindërit e tyre, kanë orë gjumi më të qetë, kanë më pak kohë për të qeshur dhe flenë shumë më shpejt.

Kështu thotë studimi i ri nga spitali i fëmijëve i Filadelfias, në të cilin konfirmohet po ashtu se fjetja e fëmijëve larg dhomës së prindërve i bënë ata të bëjnë gjumë më të shëndetshëm.

Tutje thuhet se foshnjat gjithashtu kanë më pak të ngjarë të kërkojnë ushqim gjatë natës.

Por ky zbulim del në kundërshtim me udhëzimet e Akademisë Amerikane të Pediatrisë (AAP), e cila rekomandon që foshnjat të flenë në të njëjtën dhomë si prindërit e tyre për të paktën gjashtë muajt e parë për të zvogëluar rrezikun e sindromës së papritur të vdekjes së foshnjave (SIDS). /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2017, ora 23:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori