Qëlloi me armën e shërbimit pas sherrit me rojen, ky është polici “trim” që tronditi qytetarët (FOTO LAJM)

Policia ka vënë në pranga shtetasin Drilo Toska, me detyrë efektiv policie, pasi dy ditë më parë, ka qëlluar me armën e shërbimin pas një konflikti me rojet e një qendre tregtare në Tiranë.

Efektivi i policisë është personi që shihni në foton e bashkëngjitur lajmit ndërsa në kërkim është shpallur dhe vëllai i tij.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. T., 35 vjeç, (punonjës policie) si dhe u bë shpallja në kërkim e vëllait të tij shtetasit A. T., 29 vjeç, pasi me datë 21.08.2021, janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me rojen security të një qendre tregtare dhe dyshohet se shtetasi D. T., ka qëlluar me armë zjarri në tokë. /albeu.com/

 


Shtuar 23.08.2021 10:40