Studim/ Një në tre persona vuan nga keq ushqyerja
Raporti Global i të Ushqyerit për vitin 2016 ka nxjerre në pah se 44 përqind e vendeve po përjetojnë “nivele shumë serioze” të keq ushqyerjes, edhe të obezitetit.

Me anë të një llogarie të thjeshtë del se një në tre persona vuan nga keq ushqyerja në njëfarë forme. Studimi në fjalë është kryer në 129 vende.

Autorët e raportit thonë se “sfidë tronditëse globale” tani paraqet rritja e obezitetit. Sipas tyre, rritja po ndodh në çdo rajon të botës. Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe 12 vende të tjera kanë obezitet të madh. /albeu.com/

Shtuar më 14/06/2016, ora 12:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori