Vëmendja nga Ukraina, por Kim Jong Un lëshon dy raketa të tjera dhe lë pas viktima

Teksa e gjithë vëmendja e mediave ndërkombëtare është te lufta në Ukrainë, lideri i Koresë së Veriut nuk i ka ndalur sulmet me raketa balistike.

Ditën e sotme ai lëshoi dy raketa të tjera, njëra prej të cilave shpërtheu në ajër duke goditur një universitet dhe duke lënë pas dy viktima.

Lajmin e bëri të ditur Mirror Uk, e cila shtoi se autoritetet vendase thonë se një krater i madh u hap në tokë pranë Universitetit Politik dhe Ushtarak Kim Jong-il, rreth 9 km nga fusha ajrore e Pyongyang Sunan.

Javën e kaluar u publikuan pamjet nga Koreja e Veriut që tregojnë momentin kur zyrtarët ushtarakë të vendit numërojnë mbrapsht nga 10 përpara se të lëshojnë një raketë të re balistike ndërkontinentale (ICBM).

E quajtur Hëasong-17, raketa është e aftë të godasë objektivat në shumicën e zonave të globit, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Pamjet e modifikuara të publikuara nga Koreja e Veriut tregojnë Kim duke dalë nga një magazinë së bashku me dy zyrtarë ushtarakë pak para se të lëshohej raketa.