Studim/ E mërkura, dita ideale për të nisur dietën
Sipas studiuesve finlandezë, dita ideale për të nisur dietën është e mërkura. Në bazë të një studimi të bërë nga disa profesorë në universitetin finlandez të Tamperes, është arritur në përfundimin se e mërkura është dita më e mirë për të nisur dietën.

Sipas studiuesve finlandezë, dita më e mirë për të menduar për nisjen e dietës është e mërkura, me kushtin që të mendoni për këtë gjë që në orët e para të ditës.

Kërkuesit në fjalë e kanë realizuar studimin e tyre në një grup prej 40 personash. Në sajë të testeve u pa se ata që peshoheshin dhe mendonin më shumë për të nisur një dietë, humbnin kilogramë më shumë se të tjerët që e mendonin më pak këtë fakt. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 17:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori