Studim/ Duhanpirja zhduk kromozomin Y
Sipas studiuesve suedezë, duhanpirja zhduk kromozomin Y. Në studimin në fjalë kanë marrë pjesë 6 mijë meshkuj madhorë të moshave dhe stileve të ndryshme jetese e zakonesh, ndërsa përfundimi është tronditës.

Studimi i fundit i publikuar në revistën “Science”, bën me dije se duhanpirja zhduk kromozomin Y. Jan Dumanski dhe Lars Forsbeg nga Universiteti Upssala në Suedi të cilët kryen studimin, thonë se konsumi i duhanit tek meshkujt vret kromozomin Y.

Sipas tyre, meshkujt duhanpirës kanë trefishin e mundësive që të humbin këtë kromozom mashkull, në krahasim me meshkujt që nuk e pijnë atë. Kromozomi Y i cili është thelbësor në përcaktimin e gjinisë së pasardhësve, zhdukej nga ‘paketa’ e ADN së qelizave të gjakut te duhanpirësit, ndërsa tek jo duhanpirësit fenomeni hasej shumë rrallë. /albeu.com/

Shtuar më 06/12/2014, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori