Studim/ Domatja jeshile e duhura për muskuj të fortë
Domatet jeshile kanë si përmbajtje të tyre tomatidina, një substancë që jo vetëm nxit rritjen e muskujve dhe forcës, për mbron nga humbja e muskujve e shkaktuar nga sëmundjet, lëndimet apo plakja.

Dr. Christopher Adams nga Universiteti i Ioëas tha se atrofia e muskujve, ose humbja e muskujve, e shkaktuar nga plakja, lëndimet, kanceri dhe dështimi i zemrës i bën njerëzit të dobët dhe të lodhur, ndalon aktivitetin fizik dhe i bën njerëzit më të lëndueshëm nga rrëzimet dhe thyerjet.

Atrofia muskulore prek më shumë 50 milionë amerikanë në vit, duke përfshirë 30 milionë të moshuar.

Atrofia muskulore shkakton shumë probleme për pacientët, familjet e tyre, dhe sistemin e kujdesit shëndetësor në përgjithësi ushtrimet ndihmojnë, por ato nuk mjaftojnë dhe nuk janë të mundshme për ata që janë të sëmurë ose të lënduar, tha Adams.

Duke përdorur mjetin e sistemit biologjik, Hartën e Lidhshmërisë, ekipi hulumtues ka identifikuar tomatidinën dhe ka zbuluar se e ka stimuluar rritjen e qelizave të muskujve të njeriut.

Ekipi hulumtues konstatoi se minjtë e shëndetshëm të cilëve u ishin dhënë suplemente që përmbanin tomatidinë, zhvilluan muskuj më të mëdhenj, u bënë më të fortë dhe ushtruan më gjatë, por minjtë nuk shtuan peshë.

"Domatet e gjelbra janë të sigurta nëse konsumohen me masë. Por ne nuk e dimë se sa domate të gjelbra një person do të duhej të hajë për ta marrë dozën e tomatidinës të ngjashme me atë që iu dha minjve", tha Adams në një deklaratë.

"Ne gjithashtu nuk e dimë në qoftë se një dozë e tillë e tomatidinës do të jetë e sigurt për njerëzit, ose në qoftë se ajo do ta ketë të njëjtin efekt në njerëz siç e kishte në minj". /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2015, ora 17:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori