Hysaj i befason të gjithë, shkon me makinën super luksoze në stërvitje (VIDEO)

Napoli ka nisur ditën e sotme stërvitjen, pasi të gjithë lojtarët kishin rezultuar negativë në testet e bëra për Koronavirus.

Të gjithë lojtarët mbërritën në qendrën stërvitore të Napolit me makinat e tyre, por vëmendjen e tërhoqi mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj.

Ky i fundit ka mbërritur në stërvitje me një makinë super luksoze e tipit “Lamborghini”. Pikërisht pasi mbërriti në stërvitje, të gjithëve iu tërhoqi vëmendjen makina super luksoze e shqiptarit, e cila dukej një “bishë” e vërtetë.

Për më shumë shikoni videon nga mbërritja e lojtarëve të Napolit në stërvitje.

View this post on Instagram

Nuk përmbahet Hysaj, vjen me Lambo në stërvitje 😳

A post shared by Albeu Sport 🇦🇱 🇽🇰 🇲🇰 (@sportalbeu) on


Shtuar 10.05.2020 14:45