Stresi në familje, përshkrimi i stresit familjar
Shkruan Dr. Halil Krasniqi


Çfarë është stresi familjar? Si përjetohet stresifamilje?

Stresi familjar mund të ketë shumë fytyra dhe të shfaqet në forma dhe sjellje të ndryshme. Sidomos, ngarkesat familjare dhe sociale në kohën pandemike, janë më të komplikuara sesa ato të zakonshmet. Sindromi psiqik, mund të prekë çdo person apo edhe shumë anëtarë, por nuk është e rrallë që i gjithë "sistemi familjar" të vuajë nga stresi dhe problemet sociale dhe ekonomike. Për shembull, stresi mund të shfaqet në konflikte ose probleme familjare që nuk mund të zgjidhen. Fëmijët e vegjël në veçanti vuajnë nga mosmarrëveshjet e prindërve sepse nuk janë në gjendje psiqike të mjaftueshme t'i trajtojnë sa duhet këto konflikte. Prindërit që kërkojnë shumë nga fëmijët e tyre dhe bëjnë presion mbi ta gjithashtu mund të shkaktojnë stres familjar. Gjithësesi, fëmijët dhe veçanërisht të rriturit gjatë pubertetit gjithashtu mund të shkaktojnë kriza në familje, për shembull për arsye të anomalive në shkollë, ankthit në munges mësimi në shkollë, humbja e lexioneve nga pandemia, promblemet interfamiljare dhe monotonia e kapluar në shtëpi etj. Stresi familjar mund të shkaktohet edhe nga fëmija: nënat janë veçanërisht më tepër të prekura sepse përpiqen dhe ndihem të obliguara të luajnë rolet e tyre të shumta në familie, duan të bëjnë drejtësi si një amvise, nënë, grua. Por edhe grua në karrierë. Shpesh ka zonja e shtëpis edhe ide të idealizuara për rolin e tyre dhe kjo e sjell edhe në konfrontacione me dëshirën e saj për ti kryer detyrat e parashtruara por edhe mundësia e kufizuar për dështimin e vullnetit të saj.

Kështu krijohet nje luftë psiqike në personin e saj duke shkaktuar edhe stress në familje.

Stresifamilje tregohet nga fakti se komunikimi përkeqësohet, Anëtaret e familjes nuk flasin për tema të ndryshme si shqetësimet, terminet, mësimet, puna, tërë këto që i përkasin familjes dhe problemeve. Ky moskomunikim ne mes vehte, vetëm i bën gjërat më keq. Izolimi i anëtarëve individual të familjes gjithashtu mund të jetë pasojë nëse ka konflikte të vjetra. Fëmijët, në veçanti, bien në vijën e zjarrit kur prindërit e tyre kanë konflikte në mes vehte dhe keta nuk dinë t'i përpunojnë këto përvoja. Prandaj, ata shpesh tërhiqen ne dhomat e tyre dhe heshtin dhe nuk mund apo nuk guxojn të flasin me dikë në familje.

Situatën në familje tanime po e keqëson edhe telefoni, te cilin e posedon pothuajse cdo person edhe ata të moshave të mitura. Duke u marr kryesisht me telefonin (Internet, shkrime, postime, mesazhe, etj), izolohen anëtaret e familjes dhe humbin kontaktin me njëri tjetrin. Kjo shkakton edhe mos komunikimin apo diskutimin e shumë obligimeve familjare.


Dr. Dr. Halil Krasniqi, kirurg dhe Psikoteraput Klinik, Motivator

Cilat janë pasojat e stresit në familje?

Stresi familjar mund të çojë në sëmundje mendore dhe patologjike, për shembull sëmundje kardiovaskulare, Burn-out ose depresioni gjithashtu këto probleme shëndetësore mund të zhvillohet edhe nga një mbingarkesë në familje. Këta përsona vuajnë nga stresi, nuk janë në gjendje të flenë siç duhet, meditojnë shumë dhe pësojnë ankesa psikosomatike si dhimbje barku, nauze apo dhimbje koke, munges apetiti, urinim të shpeshtë. Konfliktet midis partnerëve (bashkëshortë) mund të çojnë në prishjen, e familjeve për shkak të divorcit ose ndarjes, fëmijët të cilëve pastaj shpesh vuajnë më shumë dhe që nga ana tjetër paraqesin probleme të reja dhe te një pasnjëshme. Në disa raste, kjo madje mund të shkaktojë traumë tek fëmija, gjë që mund të dëmtojë shpirtin e fëmijës e më këte të shkatërroj edhe ardhmërin e tyre.

Stresifamilje

Cilët jan shkaktarët e stresit familjar?

Ka shumë shkaqe të stresit në familje. Ato mund të jenë faktorë të brendshëm por edhe të jashtëm të cilët burojnë nga ndikimet e jashtme. Faktorët e brendshëm përfshijnë, për shembull, vetë-dyshimin, dyshimi në vehtvete dhe aftësit vetjake, kërkesa të larta ndaj vetvetes dhe të tjerëve, mungesë mendjemadhësie për nevojat e vehta personale, aftësi të pamjaftueshme për t'u marrë me konflikte dhe frikë nga ndarja ose vetmia. Aftësia për të mos qenë në gjendje të thonë jo. Gjithashtu stresohen shumë njerëz duke e ngarkuar vethtën me shumë detyra te cilat nuk mund ti kryejn.

Ndikimet e jashtme mund të përfshijnë barrën e dyfishtë të punës dhe familjes, një ndarje të pamjaftueshme të punës, konflikte brenda familjes, mungesë vëmendjeje, shqetësime në komunikimin (çift) dhe kujdesin e anëtarëve të familjes së vjetër ose të sëmurë. Humbja e anëtarëve të familjes gjithashtu mund të shkaktojë një krizë të thellë. Përveç kësaj, stresi mund të lindë nëse dikush në familje vuan nga një sëmundje mendore. Shqetësimet financiare, ekonomike, sociale dhe stresi në punë gjithashtu mund të ndikojnë në jetën e familjes dhe të krijojnë stres.

Kur bëhet stresi familjar i rrezikshëm?

Rritja e nervozitetit, mungesa e qetësis shpirtërore, sjellja e padrejtë, tërheqja nga shoqërija dhe familja, humbja e komunikimit, simptomat psikologjike dhe fizike mund të tregojnë mbingarkesë dhe simptome të stresit. Nëse kjo nuk mund të menaxhohet me aftësit dhe burimet tuaja, por ankesat rriten, ju ndjeheni stres të përhershëm dhe jeta e përditshme në familje është e dëmtuar dhe e crregulluar, duhet të kërkoni ndihmën mjekësore. Prindërit beqarë janë veçanërisht të rrezikuar.

Çfarë mund të bëni në lidhje me stresin familjar?

Për ta trajtuar stresin ose për ta zvogëluar atë dhe pengesat mendore - psiqike egzistojn ndihma dhe këshilla të ndryshme për të mbrojtur jetën e familjes nga stresi. Këto përfshijnë:

Përmirësimin e komunikimit:

Konfliktet lindin kur komunikimi dështon. Ata shpesh acarohen nga njerëzit që nuk flasin për shqetësimet, frikën dhe problemet e tyre. Prandaj është e rëndësishme të përmirësoni komunikimin dhe kështu të përmirësoni automatikisht situatën e familjes dhe bashkëpunimin me anetarët e familjes dhe kolegët. Terapia familjare mund të ndihmojë shumë, për shembull.

Kërkoni mbështetje nga jashtë:

Nëse kujdesi i anëtarëve të familjes së vjetër ose të sëmurë kërkon kohë dhe përpjekje, ndihma profesionale mund të ketë një efekt mbështetës.

Mirëmbajtja e shtëpisë gjithashtu mund të sigurojë lehtësim.

Ndihma familjare është gjithashtu një kontakt i mirë për problemet. Nëse keni probleme me fëmijë dhe adoleshentë, mund të kontaktoni psikiatër për fëmijë dhe adoleshentë, kërkoni kontaktin me familjaret, mos e përdorni shumë telefonin.

Vendosni rendin në jetën e përditshme:

detyrat duhet të shpërndahen korrekt në mënyrë që të gjithë të japin kontributin e tyre dhe jo një anëtar i familjes të rëndohet më shumë.

Fëmijët, për shembull, mund ta pastrojnë lavatriçen ose të shkojnë në shëtitje, të luajn në kopsht, te kujdesen për lulet. Një listë e shkruar (To do liste) për të planifikuar punën, rendin e detyrave mund të ndihmojnë gjithashtu për një organizim më të mirë.

Praktikoni shkathtësi dhe merrni kohë për veten tuaj:

Mendjemadhësia për nevojat tuaja mund të kundërveprojë me mbingarkesën, prandaj trego thjeshtesi dhe praktibilitet. Jeta familjare është e rëndësishme, por nuk duhet të lini anash dhe të lini pas dore nevojat tuaja. Prandaj është e rëndësishme që të pushoni, të planifikoni kohë për pushim dhe të merreni me gjërat që janë të mira për ju. Ehtë në rregull që nganjeher nuk mund të kujdeseni për fëmijë, për punë shtëpie ose aktivitete tjera vullnetare 24/7.

Krijimi i përvojave të përbashkëta:

Në mënyrë që familja të gjallërohet dhe te përjetoj lumturi përsëri pas një faze të stresit akut ose konfliktit dhe të forcohet sistemi ritual, është shumë i rëndësihëm një ekskursion mujor ose një darkë së bashku që mund të sjellin një dinamikë të re në strukturat e vjetruara dhe patologjike të familjës. Lojrat sëbashku, diskutimet sëbashku mund te përmirësojn mardhëniet dhe qetësimin shpirtëror.

Ruajtja e kontakteve sociale:

Për të dalë nga mjedisi juaj familjar dhe për të ndryshuar mendjen tuaj, takimet me miqtë mund të ndihmojnë shumë. Vijimi i hobit të vjeter ndihmon aktivitetin trupor. Një mbrëmje vajzash apo djemësh për ndonjë festim, janë të dobishëm, kështu që nuk do të duhet të qëndroni në të njëjtin mjedis gjatë gjithë kohës. Këtu gjithashtu mund të bisedoni me miqtë për shqetësimet tuaja dhe të merrni këshilla ose një mendim tjetër.

Hidhni poshtë idetë ideale:

Askush nuk mund të jetë në gjendje të bëjë gjithçka dhe të zotërojë çdo rol në mënyrë të përsosur. Ndihmoji vehtës tënde duke zvogëluar kërkesat në jetë.
Shtuar më 08/05/2020, ora 23:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori