Spineri arrin çmimin marramendës prej 15 mijë eurosh
Një nga lojrat më të fundit të konsideruara edhe si antistres është loja me spiner.

Ajo është bërë shumë e përdorur kudo në botë dhe secili vend i ka caktuar një vlerë të caktuar spinnerit.

Por rusët kanë menduar ti japin tjetër vlerë kësaj loje, atë të 15 mijë eurove.

Firma ruse e bizhuve luksoze, Caviar, ka krijuar pajisjen prej ari të projektuar për antistres.

Spineri “Prodhimi i limituar” do të jetë shumë shpejt në vitrinat e dyqaneve.

Caviar ka krijuar gjithashtu edhe Caviar Spinner Diamonds me vlerën 1500 euro.

Ndërsa e fundit për nga çmimi është spineri me motive patriotike me ngjyrat e flamurit rus dhe kushton vetëm 200 euro. /albeu.com/
Shtuar më 06/07/2017, ora 16:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori